Mirë se vini në faqen zyrtare të Av. Alban Beu (Harizi) – Shërbime ligjore & përkthime të licencuara

Dichiarazione di Valore (Deklaratë e Vlerave)

Asistencë për dokumente shkollore dhe universitare për procedurat pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Dokumente shkollore dhe universitare

Zyra Alban Beu ofron asistencë të plotë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me Dichiarazione di Valore (Deklaratë e Vlerave) pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Shërbimi përfshin përgatitjen dhe kontrollin e dokumentacionit shkollor ose universitar, përkthimin zyrtar në gjuhën italiane, procedurat e noterizimit dhe Apostille, si dhe asistencën për përgatitjen e praktikës që do të paraqitet pranë Ambasadës Italiane.

Asistojmë për:

  • Diploma të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme
  • Diploma mature dhe lista notash
  • Diploma universitare dhe lista provimesh
  • Diploma Supplement
  • Specializime dhe kualifikime pasuniversitare
  • Dokumentacion për regjistrim në shkolla dhe universitete italiane
  • Njohjen dhe vlerësimin në Itali të titujve të studimit të fituar në Shqipëri

Përkthimi kryhet nga Përkthyes Zyrtar i gjuhës italiane, i certifikuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ne kujdesemi që dokumentacioni të përgatitet në përputhje me kërkesat e Ambasadës Italiane, duke shmangur mangësitë apo gabimet që mund të pengojnë procedurën.

Na kontaktoni për të verifikuar paraprakisht dokumentet tuaja dhe për përgatitjen e plotë të praktikës.